Babai rrah vajzën e vet në Malishevë, arrestohet

Policia ka arrestuar një person në Malishevë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, raaporton PrizrenPress

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë, 03.04.2022-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Lajmet e Fundit