1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Moti sot me shi dhe bubullimë

Në viset kodrinoro-malore ka mundësi të bjerë edhe borë.

Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim.  Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira, raporton Prishtina Weather përcjell Klankosova.tv.

Në vazhdim ju sjellim parashikimin për pesë ditët e ardhshme:

7.04 – Kryesisht me vransira.  Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima.  Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.

8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

9.04 – Ngrohtë e me erë.  Kalime të  vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.

10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.

11.04 – Kthjellët dhe diell.  Në mëngjes më ftohtë.

Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme.

Minimalet luhaten ndërmjet 5 gradë Celsius deri 7 Celsius, e të dielen mund të zbresin edhe në 2 Celsius.

Maksimalet të enjten në rënie në 14 Celsius, më pas deri të shtunën në rritje në 20 Celsius, e ditën e diel zbresin në 8 Celsius.

Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5 deri në 16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6 deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales.

Më Shumë

“Drejtësi, jo politikë”/ Marshim në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së

Është mbajtur ditën e sotme në Prishtinë marshimi me moton “Drejtësi, jo politikë”, në krah të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të clët...

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Lajmet e Fundit