Anthony Joshua tregon fuqinë e frikshme të goditjes(Video)

Anthony Joshua po e merr shumë seriozisht revanshin me Oleksandr Usyk.

Me atë që shihet, ish-kampioni ka shijuar kohët e fundit disa pushime. E postuar në rrjetet sociale, një video e AJ-së me siguri i ka lënë përshtypje fansave të boksit.

Boksieri britanik u pa kohët e fundit duke regjistruar një rezultat të shkëlqyer në një makinë grushtimi, pasi pati një goditje të madhe para një publiku të mbledhur.

Joshua lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën në makinë dhe regjistroi një rezultat mbresëlënës prej 887.

Britaniku po merrte pjesë në një mbledhje të komunitetit gjatë fundjavës dhe shfrytëzoi rastin t’u tregonte fansave të tij fuqinë e goditjes.

Mbetet të shihet nëse Joshua do të arrijë t’i rikthejë tituj e tij në rimeçin me Usyk apo do të mbetet pa ta. /Telegrafi/

Më Shumë

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Lajmet e Fundit