Kryetari i Prizrenit shtron iftar për mësimdhënësit e pensionuar gjatë këtij viti shkollor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me drejtoreshën e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj kanë shtruar një iftar për të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit të pensionuar nga data 7 mars 2021 deri me 7 mars 2022.

Totaj, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka thënë se ky iftar u shtrua në shenjë falenderimi dhe vlerësimi për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre për fëmijët tanë, gjeneratë pas gjenerate deri në ditën e pensionimit.

“Ndamë mirënjohje për ta në shenjë falenderimi dhe vlerësimi për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre për fëmijët tanë, gjeneratë pas gjenerate deri në ditën e pensionimit.
Mësimdhënësit kanë profesionin më fisnik, dhënien e dijes dhe ndritjen e mendjes së fëmijëve, andaj nderimi dhe respekti për ta nuk duhet të mungoj asnjëherë!” ka shkruar Totaj. / PrizrenPress.com

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit