3.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

BSPK shtyn grevat për një javë

Edhe një javë ka kohë Qeveria e Kosovës, për të plotësuar kërkesat e sindikatave në vend. Në të kundërtën , ato do të thërrasin grevë.

Ky është afati që iu dha sot ekzekutivit të vendit nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Kjo e fundit, para disa ditëve, thirri porotestë të sindikatave që veprojnë në ombrellën e saj, duke i dhënë afat Qeverisë, datën 20 prill, për plotësimin e kërkesave.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Ndërkohë, sot është mbajtur takimi mes drejtuesve të BSPK-së dhe Kryeministrit Albin Kurti, ku është diskutuar për mundësinë e realizimit të kërkesave të SBASHK-ut.

“Në takim ka qenë edhe Kryeministri Kurti, i cili ka premtuar që deri javën e ardhshme do të diskutohen mundësitë për shqyrtimin e realizimit të kërkesave te tyre”, tha Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së. Ai u shpreh se Qeveria u ka dhënë sinjale pozitive për dialog rreth kërkesave që kanë sindikalistët.

“Nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të kemi fillimisht grevë me nga një orë në ditë, e pastaj do t’i shqyrtojmë edhe format e tjera te kundërshtimit” , tha Hykolli për RTK-në. Prandaj, Hykolli luti Qeverinë që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se do t’i shtyjë veprimet sindikale deri në takimin e ardhshëm të kryesisë ekzekutive të BSPK-së që do të mbahet më 28 prill. Nga ana tjetër, Qeveria ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim zyrtar për këtë takim.

Më Shumë

Todt për gjendjen e Schumacherit: Është pjesë e familjes time, e takoj rregullisht

Po  bëhen gati 10 vjet nga aksidenti me ski i Michael Schumacher, 7 herë kampionit të botës në Formula 1 dhe në gjithnjë këto...

Policia po i kërkon këto dy femra për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy personave pasi kërkohen për një rast të vjedhjes në “Galeria Shopping...

Lajmet e Fundit