29.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Qershor, 2025

Kështu nisi edicioni i 33-të i Festivalit “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit, në Kodrën e Pajtimit, dje ka filluar edicioni i 33-të i Festivalit “Hasi Jehon”. Festivali nisi me ekspozitën e prodhimeve të bukës, ndërsa festivalin e hapi drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit, Adem Morina. Mikpritësi ShKA “Malësori” e hapi mbrëmjen e parë, ndërsa Shoqëritë Kulturore Artistike “Çeta e Profetëve” nga Deçani dhe “Katarina Josipi” nga Zymi u paraqitën me programet e tyre.

Haziz Hodaj, drejtor i Festivalit falënderoi pjesëmarrësit e pranishëm.

“Ne hasajnët kur të bëjmë postime, në mënyrë ironike na thonë, hajt shkoni qitni bukë ju hasjanët, se nuk dini tjetër sen. Po është e vërtetë bukën e kemi armën kryesore, është trashëgimia jonë shpirtërore, por edhe trashëgimia jonë ekzistenciale, kështu që në hapje të Festivalit në dhjetëvjetëshin e fundit e kemi praktiku që ta hapim edhe ekspozitën e prodhimit të bukës, të gjitha prodhimeve, duke filluar nga buka e misrit, bukën pogaqe deri te prodhimet më moderne të furrave për të tregu se ne jemi hasjanë, por dimë edhe punë të tjera me bo”, ka thënë ai.

Adem Morina, drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit Shaqir Totaj, i cili gjendet në një udhëtim zyrtar, uroi për edicionin e 33-të të Festivalit “Hasi Jehon”.

“Festivali Hasi Jehon na ka munguar qe dy vite, në kohën e pandemisë, kështu që erdhi viti 2022 që Hasi dhe jo vetëm Hasi, por të gjitha trevat shqiptare, ta kemi një festival mbarëkombëtar. Ne si Drejtori e Kulturës jemi pranë Festivalit “Hasi Jehon dhe të gjitha atyre festivaleve që promovojnë vlerat kulturore, të trashëgimisë, kështu që e përgëzoj drejtorin e Festivalin dhe ju urojmë suksese të gjitha grupeve arstistike”, ka thënë ai.

 

Më Shumë

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lela fotografohet veç në bikini, ekspozon gjoksin ‘bombastik’

Ish-banorja e Big Borther Vip Kosova, Lela Seferi po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria...

Lajmet e Fundit