Vdes një person në Mamushë pasi u rrokullis me traktor

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 17 maj, derisa viktima ishte rrokullisur me traktor gjatë kohës sa ishte duke e punuar tokën e bujqësisë.

Bëhet e ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit