Stjepan Mesiq shpallet “Qytetar Nderi i Prizrenit”

Kuvendi Komunal i Prizrenit, votoi sot për shpalljen “Qytetar Nderi i Prizrenit”, ish- presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Shpallja është bërë me iniciativë të kuvendarit të Vetëvendosjes, Karanfil Haxhillari.

Mesiq, është politikan kroat i cili shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010.

Para se të shërbejë dy mandate pesë vjeçare si president, ai ishte kryeministër i Kroacisë (maj-gusht 1990) pas zgjedhjeve të para shumë-partiake, president i fundit i presidencës së Jugosllavisë (1991) si dhe kryetar i parlamentit kroat (1992–1994).

Mesiq është mik i Kosovës ./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit