Lufta për drejtor e shtatë kandidatëve në Spitalin e Prizrenit

Luftë e ashpër po bëhet për pozitën e drejtorit të Spitalit të Prizrenit ndërmjet shtatë kandidatëve.

Shtatë kandidatë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të Spitalit të Prizrenit, të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim, shkruan Gazeta Shneta.E para në test ka dal Narqize Arënliu – Hoxha me 40 pikë, ndërsa pas saj është poashtu një grua tjetër me 35 pikë.

Në vendin e tretë me 33 pikë është ish-drejtori Afrim Avdaj, bashkë me kandidatin tjetër Osman Zhuri.

Edhe Liridon Gashi e Shpend Zajmi ndajnë bashkë nga 30 pikë, ndërsa i fundit në listë është Feim Mazreku me vetëm 21 pikë. /Gazeta Shneta/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit