8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Di Maria do vonojë vendimin për të kaluar te Juventus, në rast se ai vendos t’i bashkohet Barcelonës

Angel Di Maria mund të vonojë kalimin e tij te Juventus në rast se do të krijohet shansi për t’iu bashkuar Barcelonës këtë verë, thotë Mundo Deportivo.

Di Maria, 34 vjeç, është në dispozicion falas pas përfundimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain dhe është raportuar gjerësisht për të nënshkruar me skuadrën italiane, Juventus.

Megjithatë, anësori argjentinas thuhet se po pret të shohë se çfarë do të ndodhë me situatën e kontratës së Ousmane Dembele në Camp Nou përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Në rast se Dembele largohet dhe Barcelona nuk arrin të bëjë një marrëveshje me Leeds United për të nënshkruar me Raphinha-n, ata mund ta kthejnë vëmendjen te Di Maria, i cili ka qenë i lidhur me klubin disa herë në të kaluarën.

Kujtojmë se Angel Di Maria dikur ishte pjesë e rivalëve të Barcelonës, Real Madrid-it.

Argjentinasi kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij te PSG, por sipas tij, klubi i dha fund marrëveshjes pasi nuk ishin të interesuar të rinovojnë kontratën me argjentinasin.

Më Shumë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Lajmet e Fundit