6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Projektligji për Trustin shqyrtohet javën e ardhshme në seancën e Kuvendit

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se Kuvendi do të mblidhet për një seancë të re javën e ardhshme, të enjten më 16 qershor.Kusari-Lila tha se në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Fondet Pensionale të Kosovës që paarasheh për lejimin e tërheqjes së deri në 30 për qind të kursimeve pensionale nga ana e qytetarëve.

“Në mbledhjen e radhës së kryesisë e cila do të mbahet prapë të hënën e radhës, kjo agjendë do të plotësohet me pika të reja të rendit të ditës”, tha Kusari Lila.Për protestën e pjesëtareve të Organziarës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kusari-Lila tha se e drejta për të protestuar është e drejtë demokratike e të gjithëve.“E drejta për të protestuar është e drejtë demokratike dhe legjitimi e të gjithëve. Jemi të vetëdijshëm që paknaqësitë e akumuluara ndër vite në Kosovë po gjejnë hapsirën tash për tu shfaqur përkundrejt angazhimit dhe propozimeve që po vijnë nga Qeveria”, ka thënë ajo.

Kusari Lila tha se secili veteran që ka luftuar nuk e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit duke shtuar se me mirëkuptim dhe dialog do të gjejnë një zgjidhje.

“Megjithatë e di që secili veteran që ka luftu, nuk e demton vendin e as ndërtesen e Kuvendit dhe nuk do t’i shkaktoj dëm dikuj tjetër. Besoj që me dialog dhe mirëkuptim do të arrijmë të gjejmë zgjidhje. Kemi një deformitet në listat e veteranëve që është konsideru se duhet të trajtohet me seriozitet që ka ndodhur me vite dhe se të gjithë veteranët e meritojnë trajtim më dinjitoz se që e kanë pasur deri më tani”, tha ajo.Tutje, shefja e grupit parlamentar të LVV-së tha se duhet kohë për planifikim dhe rivlerësim të situatave dhe rrethanave të krijuara deri më tash dhe se sipas saj situata me veteranët ekziston për shumë vite.

“Është një vit qeverisje dhe sot ë duhet edhe kohë edhe planifikim dhe rivlesim të situatave dhe rrethanave që janë krijuar deri më tani. Situata me veteranët është situatë që ekziston qe shumë vite, nuk është vetëm situatë që është krijuar vetëm vitin e fundit. Qeveria Kurti nuk e ka përkeqësu pagën e veteranëve”, u shpreh Kusari Lila.Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë tentuar të hyjnë brenda Kuvendit të Kosovës gjatë protestës që po mbajnë në këto momente në oborr të Kuvendit të Kosovës.Veteranët janë duke protestuar për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në Projektligjin për pagat./KALLXO.COM

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit