Zelenksky: Kemi prishur planet e pushtuesve, ushtria jonë po fiton

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ushtarake të vendit kanë arritur të shënojnë disa fitore në luftimet me Rusinë në rajonin jug-lindor të Zaporizhzhia dhe ne veri rreth Kharkivit.

“Ne kemi disa lajme pozitive në rajonin e Zaporizhzhias, ku kemi prishur planet e pushtuesve. Ne po përparojmë gradualisht edhe në rajonin e Kharkivit”, ka thënë Zelensky.

Zelensky njoftoi se trupat ukrainase janë nën sulm të vazhdueshëm në Severodonetsk, për të cilin ai thotë se po zhvillohet në betejën më të vështirë të fushatës deri më tani./abcnews.al

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit