Ymer Prizreni, kryeministëri i Qeverisë së parë shqiptare

Fidan Shehu, prof.

Ymer Prizreni ishte kryeministër i Qeverisë së parë shqiptare ( Shqipërisë natyrale-etnike).

Pas shuarjes së Lidhjes në vitin 1881, Ymer Prizreni strehohet në Ulqin, ndërsa familjen Perandoria Osmane ia internoi në Selanik.

Porta e Lartë i premtoi tituj, privilegje dhe lirim të familjes vetëm që ky t’i bashkëngjitet Portës së Lartë.

Në anën tjetër mbreti i Malit të Zi, Knjaz Nikolla dëshironte ta përvetësonte duke i ofruar ushqim, por Ymer Prizreni iu përgjigj: se nuk kam nevojë për ushqim, ngase më sjell vëllau im nga Prizreni.

Ymer Prizreni vritet në vitin 1886 në Ulqin nga njerëzit e mbretit të Malit të Zi, Knjaz Nikolla duke e hedhur nga një lartësi, fakt i cili është vërtetuar nga autopsia e bërë shumë vite pas vrasjes.

Ideologët vdesin për ide – bindje, por veprat e tyre nuk vdesin kurrë, siç ishte
idea e tij, kombi shqiptar.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 10 qershor të vitit 1878, vulosi formësimin dhe ekzistencën e pandërprerë të kombit shqiptar.

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit