3.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Prokuroria precizon aktakuzën, deklarohet sërish i pafajshëm zyrtari i Dragashit

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, zyrtari i Komunës së Dragashit i akuzuar për korrupsion, Avni Nebiu, u deklarua sërish i pafajshëm pasi prokuroria bëri precizimin e aktakuzës.

Fillimisht, prokurori Mehdi Sefa ka specifikuar të gjitha urdhër-obligimet për pagesë, të cilat i ka nënshkruar i akuzuari Nebiu, në cilësinë zyrtarit autorizues për servisin “Menti”, në shumën prej 829 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Sefa tha se është bërë një lëshim teknik nga raporti i ekspertit financiar Agim Sheqiri, i cili në raportin e tij ka përfshirë dy urdhër-obligime për pagesë me numër të njëjtë.

Për këtë, ai tha se nga shuma 867 euro sa kishte qenë shuma përgjithshme në pagesat e lëshuara nga i akuzuari Nebiu, do të llogaritet në shumën prej 829 euro.

Mbrojtësi i të akuzuarit Avni Nebiu, avokati Fatmir Jëlliqi e kundërshtoi në tërësi aktakuzën e prokurorisë.

Më pas, kundërshtimin e mbrojtësit të tij, e ka mbështetur i akuzuari Nebiu dhe i njëjti u deklarua i pafajshëm për veprën penale për të cilën akuzohet.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, seancën e radhës është caktuar të mbahet më 13 korrik 2022.

Ndryshe, në këtë rast, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe konflikit të interesit akuzohej edhe Ahmet Bahtijari si dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare edhe Selajdin Vehbi, mirëpo të njëjtit e kishin pranuar fajësinë dhe janë dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim me kusht.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 maj 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Nebiut dhe Selajdin Vehbi, për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Ahmet Bahtijari, përveç për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ngarkohej edhe për “Konflikt të interest”.

Sipas aktakuzës, Ahmet Bahtijari akuzohej se gjatë periudhës 2004 e deri më 2017, në cilësinë e drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, nuk i ka përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për servisin “Menti”, pronar i të cilit është djali i tij, Armend Bahtijari.

Në aktakuzë thuhej se kjo ka ndodhur në atë mënyrë që i pandehuri Bahtijari, i ka mundësuar lidhjen e marrëveshjes me Kuvendin Komunal të Dragashit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale, parcelën në sipërfaqe prej 122 m2, dhe e nënshkruan urdhërpagesën e servisimit të automjeteve zyrtare në servisin “Menti”, në bazë të faturave edhe pse Kuvendi Komunal i Dragashit, ka pasur kontratë me operatorin ekonomik për servisim “LML”, për rregullimin e automjeteve.

Tutje thuhet se me këtë i mundësoi djalit të tij dobi pasurore si pronar i servisit “Menti”, për vitin 2015, shumën prej 3 mijë e 69 euro, për vitin 2016, shumën prej 712 euro dhe për vitin 2017, shumën prej 1 mijë e 532 euro, duke dëmtuar kështu operatorin ekonomik “LML”, i cili ka pasur kontratë për servisimin e automjeteve të Komunës së Dragashit.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.4 të KPRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Bahtjari akuzohej se në periudhën e njëjtë kohore, në cilësinë e drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, personalisht merr pjesë në çështje zyrtare në të cilën anëtari i familjes-djali i tij, Armend Bahtjari ka interes financiar, në atë mënyrë që e nënshkruan urdhërpagesën e servisimit të automjeteve zyrtare në servisin “Menti” dhe, kështu i mundëson djalit të tij, dobi pasurore si pronar i servisit “Menti”, për vitin 2015, shumën prej 3 mijë e 69 euro, për vitin 2016, shumën prej 712 euro dhe për vitin 2017, shumën prej 1 mijë e 532 euro.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Konflikt i interesit”, nga neni 424, paragraf 1 të KPRK.

Ndërsa, Avni Nebiu dhe Selajdin Vehbi, thuhet se gjatë periudhës nëntor 2014, e deri në kohë të pacaktuar, në cilësi të personave zyrtarë të Komunës së Dragashit, Avni Nebiu, zyrtar autorizues i pagesave, ndërsa Selajdin Vehbi, zyrtar certifikues, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për servisin “Menti”, pronar i të cilit është djali i drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit.

Aktakuza thotë se të pandehurit Avni Nebiu dhe Selajdin Vehbi, nënshkruajnë urdhërpagesat e servisimit të automjeteve zyrtare, në servisin “Menti”, në bazë të faturave edhe pse Kuvendi Komunal i Dragashit, ka pasur kontratë me operatorin ekonomik “LML” për rregullimin e automjeteve.

Kështu që, sipas aktakuzës, i mundëson dobi pasurore pronarit të servisit “Menti”, për vitin 2015 shumën prej 3 mijë e 69 euro, për vitin 2016, shumën prej 712 euro dhe për vitin 2017, shumën prej 1 mijë e 532 euro, duke dëmtuar kështu operatorin ekonomik “LML”, e cila ka pasur kontratë për servisimin e automjeteve të Komunës së Dragashit.

Me këto veprime, ata thuhet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.4 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Tri femra lëndohen nga një mjet piroteknik në Suharekë

Tri femra janë lënduar nga një mjet piroteknik që ishte ndezur nga një mashkull mbrëmë në Suharekë. Policia ka njoftuar se tri viktimat kanë pranuar tretman...

Një burrë cak i hajnave në Prizren, ia vjedhin armën dhe 200 euro

Një burrë në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë hapur me forcë veturën e tij, me ç’rast i...

Lajmet e Fundit