2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

SHBA vlerëson se Rusia ka humbur nga 20 deri në 30 për qind të ushtarëve dhe mjetet e blinduara të dërguara në Ukrainë

Gjenerali amerikan Mark Milley, ka dhënë një pasqyrë të qartë rreth luftës në Ukrainë. Ai ka zbuluar detaje bazuar nga informacionet e mbledhura nga inteligjenca amerikane.

Derisa ministrat Mbrojtjes të vendeve perëndimore janë mbledhur për të diskutuar për konfliktin, Milley tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar se 100 nga 200 ushtarë ukrainas vriten çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ka refuzuar të jep detaje tjera për arsye të sigurisë. Milley theksoi se Rusia ka humbur shumë ushtarë dhe mjete të blinduara – që besohet të shkojnë nga 20 deri në 30 për qind të forcave që i ka dërguar në Ukrainë.

Ndryshe Ukraina po vazhdon me tërë kapacitetet të mbrohet nga forcat pushtuese ruse – madje presidenti Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje vendeve të perëndimit që t’i dërgojnë sa më shumë armë të rënda. /Telegrafi/

Më Shumë

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një...

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Lajmet e Fundit