Patrulla dhe pjesëtarë të shumtë të forcave të rendit tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe siç njofton RTK,  aty ndodhet edhe një auto ambulancë.

Ndërkohë,  protesta po monitorohet nga policia edhe nga ajri me anë të dronëve.

Veteranët kundërshtojnë miratimin e projektligjit për pagën minimale nga ana e Kuvendit të Kosovës meqë kategoritë e luftës nuk janë përfshirë në të.

Votimi i para dy ditëve në Kuvendit i këtij projektligji është bërë nga deputetët e koalicionit qeveritar.

Policia rrethon Kuvendin, para protestës së OVL të UÇK-së

(E plotësuar: Ora 09:30) Policia e Kosovës është vendosur që në orët e mëngjes, pranë institucionit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesëtarë të forcave të rendit janë vendosur përreth ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë.

Kjo pasi OVL e UÇK-së ka thirrur për sot protestë gjithë popullore, në kundërshtim të votimit në parim të projektligjit për pagën minimale.

Bazuar në këtë projektligj, këto kategori të luftës nuk përfshihen në të.

Me projektligjin e ri, paga minimale që tani është 170 euro, pritet të jetë 264 euro bruto ose 150 euro neto.

Veteranët në kërkesën e tyre i ka mbështetur edhe AAK-ja dhe kryetari i saj Ramush Haradinaj.

Një protestë e ngjashme është mbajtur edhe dhjetë ditë më parë, por e cila përfundoi me gaz lotsjellës dhe në dhunë.