7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Kurti vizitoi Postën e Kosovës

Sot, Postën e Kosovës e vizitoi Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti me Ministren e Ekonomisë (ME) Artane Rizvanolli dhe me Zv.Ministrin Mentor Arifaj. Ata u mirëpritën nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Fadil Bejta dhe U.D. Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë të tyre.

Kryesuesi Bejta dhe U.D. Kryeshefja Kadiu, iu shprehën mirëseardhje dhe falënderime të përzemërta për këtë vizitë të Kryeministrit Kurti me Ministren Rizvanolli dhe të Zv. Ministrin Arifaj, të cilët i informuan me gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes, për shërbimet e saj ndaj qytetarëve, për sfidat me krizën financiare që ka Posta, si dhe me masat e propozuara për kalimin e saj.

U.D. Kryeshefja Kadiu njoftoi z. Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij për punën sistematike që ka bërë Posta e Kosovës, duke qenë afër nevojave të konsumatorëve në çdo ditë pune në tërë komunat e shtetit, shpesh me orare të zgjatura në përshtatje të qytetarëve. Ajo paraqiti planet që ka për zgjerimin e gamës në ofrimin e shërbimeve të veçanta postare, bashkëpunimin me institucionet qeverisëse lokale dhe qendrore, që do t’i krijonin të hyra financiare Postës, prandaj kërkoi mbështetjen e Qeverisë si aksionar dhe posaçërisht të vetë Kryeministrit, të cilit i dhuroi pulla postare të punuara në bronz që kishin fituar çmimet më të larta ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti e vlerësoi Postën e Kosovës si institucion shumë të rëndësishëm shtetëror. Ai përmendi mbështetjen që i ka dhënë ndërmarrjes gjatë pandemisë, si dhe garantoi mbështetje tjera institucionale nga Qeveria e Kosovës.

Në mbyllje të takimit, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja Artane Rizvanolli falënderuan drejtuesit e ndërmarrjes për mikpritje dhe për informacionet e shkëmbyera, ndërsa shprehën respektin për punonjësit tanë për punën e tyre të palodhshme, si dhe premtuan mbështetje e bashkëpunim. Ai i uroi suksese më të larta Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Postës së Kosovës, në përmbushjen e aspiratës së përbashkët për shërbim ndaj gjithë qytetarëve, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe subjekteve afariste.

Më Shumë

Dorëzohet në polici personi i kërkuar në Suharekë

Sot, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim. I dyshuari është paraqitur...

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Lajmet e Fundit