41 vjeçarja nga Suhareka tenton të vetëvritet, konsumon domestos 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ajo është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, prej ku më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Sipas ekzaminimeve mjekësore, 41-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar preparate higjienike, Domestos.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë, por që po vazhdon trajtimin në spital.
Për rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ku me vendim të këtij të fundit është iniciuar rasti ‘Tentim vetëvrasje’.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit