Temperatura të larta edhe sot

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ndërkaq, na pret një javë kryesisht jostabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil. Sa i përket temperaturave, ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave, sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit.

Minimalet gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sidomos në gjysmën e parë të javës, për shkak të vapës dhe indeksit UV të lartë, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë të kënaqshme. Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve.

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Lajmet e Fundit