Dragash, fjaloset me gruan në sy të vëllezërve të saj që i shkuan mysafirë për Bajram, grushtohe dhëndëri

Festat fetare njihen si ditë kur duhet të mbizotërojë paqja dhe harmonia familjare, raporton Gazeta Sinjali.

Por në një familje në Dragash ndodhi e kundërta.

Kjo pasi vizita për festën e Kurban Bajramit nuk shkoi mirë në Pllavë të Dragashit ditën e djeshme, ku tre vëllezër shkuan për të bërë Bajram te motra e tyre.

Vizita eskaloi pas një mosmarrëveshje mes çiftit çka bëri që njëri nga vëllezërit ta sulmojë dhëndrin.

Fillimisht, ata patën konflikt verbal derisa gjithçka eskaloi në dhunë, pasi në oborrin e shtëpisë ku po qëndronin njëri nga vëllezërit e sulmoi me grushte bashkëshortin e motrës.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se viktima ka marr tretman mjekësor pas lëndimeve të lehta trupore.

I dyshuari, është intervistuar dhe ndaj tij është hapur rast ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/

Filloi ndërtimi i projektit “Park Residence”

Bëhu me banesë pranë Parkut të Qytetit
Përjetoni qetësin dhe rehatin pranë Lumbardhit
Lokacioni i përshtatshëm me lokale afariste përgjatë rrugës kryesore!

 

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit