20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Mbi 20 milionë tonelata grurë i bllokuar, Ukraina kërkon rrugë të reja

Plot 22 milionë tonë grurë janë të bllokuar në Ukrainë, me presionin që po rritet pasi korrjet e reja kanë filluar.

Vendi shpërndan rreth 30 për qind të drithërave të tij në Evropë, 30 për qind në Afrikën e Veriut dhe 40 për qind në Azi. Por me bllokadën detare ruse, miliona tonelata të korrjeve të vitit të kaluar nuk mund të arrijnë në destinacionet e caktuara.

“Nuk ka një çmim të mirë për drithërat tona. Depot e magazinimit i refuzojnë ngarkesat dhe njerëzit duhet t’i lënë këtu. Vija e frontit nuk është larg. Në çdo moment mund të marrë fund gjithçka nga bombardimet, ose duke i vënë zjarrin fushave”, thotë fermeri Yurii Vakulenkv.

Punonjësit rrezikojnë jetën çdo ditë dhe shpesh herë pengohen nga raketat që gjenden në fusha. Magazina e fermerit Oleksandr Chubuk, në qendër të Ukrainës, duhet të ishte e boshatisur, por ajo është e mbushur me drithëra që nuk mund t’i eksportojë.

“Drithërat ukrainase nuk mund të hyjnë në tregun ndërkombëtar pasi portet janë të bllokuara. Rruga detare është më e rëndësishmja. Për këtë arsye, kërkesa për grurë ka rënë. Aktualisht po kërkojmë disa rrugë të reja logjistike përmes Evropës, por Evropa nuk mund të menaxhojë gjithë këtë sasi drithërash që prodhojmë ne”, shprehet Chubuk.

Aktualisht 30 për qind të eksporteve kalojnë përmes porteve të lumit Danub në jug-perëndim të Ukrainës. Vendi po përpiqet të lëvizë drithërat përmes 12 pikave kufitare me vendet evropiane, por kamionët duhet të presin në radhë për ditë të tëra. /Telegrafi/

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit