18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Rodri rinovon kontratën me Manchester City-n

Rodri do të jetë pjesë e klubit të Manchester City-t të paktën deri në verën e vitit 2027.

Mesfushori spanjoll ka rinovuar kontratën me kampionët e Premier Ligës edhe për tre vite tjera, pasi që ajo e kaluara skadonte në vitin 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez, të cilët u shprehën të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin e Spanjës.

“Rodri ka zgjatur kontratën edhe për tre vite tjera. Ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2027”, thuhet në njoftimin e Mancester City-t.

“Që kur iu bashkua klubit, Rodri numëron 151 paraqitje me fanellën e Manchester City-t, gjithashtu ai ka edhe 33 ndeshje me kombëtaren e Spanjës”, thuhet më tej në njoftimin e klubit anglez.

Kujtojmë që 26-vjeçari është pjesë e Manchester City-t që nga vera vitit 2019, kur u transferua nga Atletico Madrid-i për shumën e 63 milionë eurove.

Ai është një nga futbollistët kryesorë në skemat e trajnerit, Pep Guardiola, i cili ka luajtur thuajse në çdo takim.

13 gola dhe 14 asistime janë kontributi i Rodri-it me fanellën e klubit anglez. /Albanianpost.com

Më Shumë

Super spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit. Sfida me dramë dhe adrenalinë, raporton PrizrenPress. Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale...

Aksident i rëndë në Rahovec (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e njohur “Te Rrasat” në Rahovec. Në një video të publikuar nga Rahoveci n’fokus shihet se...

Lajmet e Fundit