20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Këputet litari derisa po shkarkonte shtyllën nga kamioni, lëndohet rëndë 23 vjeçari në Prizren

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime të rënda në vendet e tyre të punës. Ka raste kur lëndimet janë aksidentale, siç ka ndodhur sot, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 23-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë si pasojë e një lëndimi aksidental. Burimet brenda Emergjencës në Prizren kanë bërë të ditur se i riu u lëndua pasi litari që po e shkarkonte një shtyllë elektrike nga kamioni i ra përmbi dhe i shkaktoi plagë në njërin krahë.

Pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, viktima është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar trajtimin.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga firma dhe kanë bërë të ditur se nuk ka të bëjë rasti me kushtet e punës, por ka qenë lëndim aksidental.

Ndërkohë, në vendin ku ka ndodhur rasti, Sinjali mëson se kanë dalë njësitet policore, si dhe Inspektori i Punës.

Më Shumë

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit