4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Gjuajte me kallash në Krushë të Madhe/Detaje shtesë nga policia

Policia ka arrestuar dy persona në Krushë të Madhe.

Të njëjtit së bashku edhe me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar(familjarë), dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me shit-blerjen e një veture, me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë (vëllezër), kanë shtënë me armë zjarri, (njëri me pistoletë e tjetri me AK-47) në drejtim të njërit-tjetrit, por që nuk ka persona të lënduar .

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, tri gëzhoja të pistoletës dhe një fishek pistolete.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një revole me një karikator. Të dyshuarit, janë larguar me vetura në drejtime të ndryshme.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevana

Më Shumë

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Lajmet e Fundit