Mamushë:Rritja e çmimit të vajit shtyn fermerët të mbjellin luledielli

Çmimi i lartë i vajit të lulediellit ka nxitur një familje në Mamushë që të mbjellë 32 hektarë me këtë kulturë. Kjo familje pret rendiment të lartë dhe cilësi nga kjo kulturë.

 

Në rajonin e Prizrenit rëndomtë mbillen shumë lloje të kulturave bujqësore, por jo edhe luledielli.

Me këtë bimë rrezikoi të eksperimentojë familja Morina nga Mamusha.

Kjo familje mbolli mbi 30 hektarë më këtë kulturë . Nëse luledielli në Mamushë do të japë rendiment dhe cilësi të mirë, do ju propozohet edhe fermerëve të tjerë , thotë për RTK drejtori i bujqësisë Ruzhdi Mazreku .

‘Në planifikimin e vitit të ardhshëm kjo kulturë do të futet në listën e subvencioneve dhe së bashku me ministrinë e bujqësisë do të subvencionohen edhe kultivuesit e tjerë, tha Mazreku.

 

 

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit