Komuna e Prizrenit reagon pasi gjykata ua caktoi një muaj paraburgim pesë zyrtarëve të saj

Në reagimin e tyre, nga komuna kanë thënë se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe se qeverisja aktuale nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë.

“Keqpërdorimi i detyrës dhe arrestimi i zyrtarëve komunal është ngjarje që e dënojmë dhe që mbetemi krah organeve të rendit për zbardhjen e rasteve të tilla, pasi, jemi zotuar se do të ketë zero tolerancë për akte të keqpërdorimit”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjykata e Prizrenit sot ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh  pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilët në një projekt për ndërtimin e shtëpive për skamnorët kanë dëmtuar buxhetin për mbi 13 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, në vitin 2021, dhe përgjegjësia mbetet individuale e secilit zyrtarë komunal”.

“Qeverisja jonë nuk ka përgjegjësi ndaj veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve në fjalë, por, mbetemi përgjegjës t’i ndalojmë veprimet e tilla dhe ta ngrisim kontrollin për përgjegjësinë e zyrtarëve komunal ndaj qytetarëve”.

Nga ky akt thuhet se është dëmtuar edhe reputacioni i Komunës së Prizrenit.

“Dënojmë çdo akt të jashtëligjshëm që dëmton qytetarët, me theks të veçantë rastet sociale, të cilat janë prioritet i qeverisjes aktuale dhe do të trajtohen me përpikëri”. /Telegrafi/

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Lajmet e Fundit