Guardiola: Haaland ka cilësi të jashtëzakonshme, do ta dëshmojë veten në të ardhmen

Pep Guardiola tha se Erling Haaland do të dëshmojë vlerën e tij te Manchester City dhe do të tregojë “cilësinë e tij të jashtëzakonshme” pasi ai nuk pati një performancë shumë të mirë në ndeshjen kundër Liverpool-it, ndryshe nga Darwin Nunez i cili shënoi në fitoren prej 3-1.

Haaland, një nga talentët e rinj më emocionues të futbollit, preku topin vetëm 14 herë në 90 minuta dhe humbi një shans të qartë për të shënuar në minutat e fundit.

Në të kundërt, nënshkrimi prej 75 milionë eurosh, Nunez, shënoi një dhe regjistroi një asistim gjatë vetëm 31 minutave që ishte në lojë.

Por pavarësisht fillimit të rremë të Haaland në ndeshjen e tij të parë në futbollin anglez, menaxheri i City-t Guardiola tha se ai nuk kishte asnjë shqetësim për aftësinë e norvegjezit për të pasur sukses në klub.

“Ai [Haaland] pati raste, dy ose tre në pjesën e parë dhe një në fund”, tha Guardiola. “Ai luftoi shumë, bëri lëvizjet. Është mirë për të të shohë realitetin e një vendi të ri, ligës së re, por ai ishte aty”.

“Ai nuk shënoi. Një ditë tjetër ai do të shënojë. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme për këtë dhe do ta shohim. Ai ka një sens të jashtëzakonshëm. Ai do të na ndihmojë shumë — ai kishte shanset, ai ishte aty. Asgje nuk ka ndryshuar”, përfundoi Guardiola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit