PSG nuk i ndahet Leipzig-ut, dëshiron t’i “rrëmbejë” një tjetër mbrojtës

PSG transferoi këtë verë, Nordi Mukiele-n nga Leipzig-u. Por, ata thuhet se po përgatisin një tjetër blerje nga skuadra gjermane.

Sipas francezes “L’Equipe”, kampionët e Ligue 1 kanë përzgjedhur, Mohamed Simakan, si alternativën e parë në rast se nuk arrijnë te Milan Skriniar.

Edhe pse Leipzig nuk ka në plan të privohet nga shërbimet e 22-vjeçarit, sipas raportit ata do të hiqnin dorë nëse oferta për të do të ishte 40 milionë euro.

Mbrojtësi u transferua te Leipzig verën e kaluar nga francezët e Strasbourg për shifrën e 15 milionë eurove.

Deri më tani ai është paraqitur në 43 ndeshje me skuadrën gjermane, nga ku ka realizuar një gol dhe një asistim. Ndërsa në Ligue 1, Simakan është paraqitur 38 ndeshje.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit