20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Vdes një 23-vjeçar pas një vetaksidenti në Studeqan të Suharekës

 

Një 23-vjeçar ka vdekur pas një vetaksidenti në fshatin Studeqan të Suharekës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu, i cili tha se i riu është dërguar me shenja jete deri në emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për QKUK.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Studeqan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident. Së pari i lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, më pas po bëhej gati që të transferohej në QKUK, por ka ndërruar jetë para se të nisej për atje. Sipas informacioneve, viti i lindjes së viktimës është 1999”, u shpreh ai.

Tutje, Baraliu bëri të ditur se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme./Klankosova.tv.

 

Më Shumë

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit