Ministrja Haxhiu reagon për dhunën ndaj grave, rastin e vajzës së rrahur në Prizren e paraqet në polici

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e saj për rastet e dhunës ndaj grave, përcjell KultPlus.

Ky reagim vjen pasi Haxhiu pa një video të publikuar në media ku shihet duke u rrahur një vajzë në Prizren.

Përveç këtij rasti, çdo ditë në Polici po raportohen raste të dhunës së burrave ndaj grave.

“Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me dhunën fizike dhe emocionale të ushtruar ndaj grave, vajzave e fëmijëve. Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura!”, ka shkruar Haxhiu duke u shprehur tutje se çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë.

“Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen.”

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit