5.9 C
Prizren
E hënë, 8 Dhjetor, 2025

Tejkaloi shpejtësinë në zonën urbane, prizrenasi gjobitet me 500 euro dhe i merret leja për një vit

Policia rrugore në Prizren, ka gjobitur me 500 euro dhe ia ka konfiskuar patentë shoferin, pasi në zonën 50km/h kishte lëvizur me shpejtësi 128km/h.

“Me datë 18.07.2022, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës , konkretisht Njësia e Rregullimit të Komunikacionit Rrugor –Prizren, me qëllim të krijimit të sigurisë në komunikacion ka mbajte një pikë kontrolli, gjatë kësaj kohe ka hasur një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu i janë regjistruar 5 pikë negative dhe si masë mbrojtëse i është konfiskuar patentë shoferi për 1 (një) vit”.

Policia ka thënë se tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një ndër faktorët e shpeshtë si shkak i aksidentit.

“Apelojmë tek qytetarët të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat tjera të komunikacionit për sigurinë tuaj dhe të tjerëve”, thotë njoftimi./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Bashkimi në finale të Superkupës

KBF Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Superkupës Femrat 2025 pas një fitoreje të thellë në gjysmëfinale ndaj KBF Penza, raporton PrizrenPress. Ndeshja e...

LDK-ja në Prizren prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka prezantuar listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i cilësuar...

Lajmet e Fundit