Ekipi i “Gypsy King” është në bisedime me vlerë edhe më shumë se fitimi prej 100 milionë euro, i cili pa Usykun të mbajë rripat e tij WBA, IBF dhe WBO. Lufta për bashkimin e këtyre titujve me rripin WBC të Furyt është planifikuar për 17 dhjetor.

Kjo është një natë para finales së Kupës së Botës 2022 në Katarin fqinj dhe lufta do të intensifikonte fokusin në Lindjen e Mesme.

Princi Mohammad Abdulaziz, ministri saudit për sport, konfirmoi: “Ne jemi shumë të interesuar në luftën për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Ne po kërkojmë ta bëjmë këtë në qytetin e Riadit”.

Pasi mundi Joshuan për herë të dytë, 35-vjeçari Usyk tha: “Lufta me Furyn është e vetmja që dua. Nëse kjo nuk ndodh, unë nuk mund të luftoj përsëri. Por, besoj se së shpejti do të luftojmë me

WBC i ka dhënë Furyt afat deri të premten që të tërhiqet para se ta shpallë titullin vakant. Fury ka folur se pret 500 milionë euro për të rihyrë në ring.

Ai do të duhet të modifikojë këtë kërkesë, por mund të presë të marrë 45-50 milionë euro nga një paketë luftimi me vlerë të paktën 150 milionë euro. /Telegrafi/