Ibrahim Tatlises pëson aksident të rëndë me makinë

Artisti i njohur turk, Ibrahim Tatlises ka pësuar aksident trafiku mëngjesin e ditë së sotme (e enjte) në qytetin e Bodrumit.

Mediat turke kanë raportuar se aksidenti i yllit të muzikës ndodhi për shkak të tokës së rrëshqitshme, automjeti i tij doli jashtë kontrollit dhe u përplas me një kamion dhe u rrokullis në park.

Në aksident u tha se Tatl?ses ka mbetur i bllokuar në automjet dhe në rajon janë dërguar forca shëndetësore dhe zjarrfikëse, shkruan Sabah.tr

Minibusi me stafin e Ibrahim Tatl?ses, po shkonte në Yal?kavak për një koncert që do të jepej në një ambient gjatë mbrëmjes.

Teksa Tatl?ses po nxirrej nga automjeti në të cilin kishte ngecur, çarçafët u hapën nga ekipet e policisë në mënyrë që të mbulohej pamja.

Thuhet se këngëtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte i vetëdijshëm dhe i aftë të fliste.

Deri tani mësohet se Ibrahim Tatl?ses kishte me vete vajzën dhe shoferin. /Telegrafi/

Më Shumë

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Lajmet e Fundit