13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Vajza e mitur në Prizren tenton t’i japë fund jetës pasi u fjalos me nënën e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në fshatin Mazrekë të Prizrenit, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se ajo u dërgua atje në gjendje të rëndë pasi kishte konsumuar sasi të madhe të medikamenteve.

Mjekët kanë intervenuar menjëherë, me ç’rast është stabilizuar gjendja e saj shëndetësore. Ndërkohe është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me nënën e 17-vjeçares.

Sipas burimeve ajo ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, vajza ka konsumuar sasi të madhe të barnave paracetamol.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

/Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Vushtrria pret Prizrenin, duel i rëndësishëm për kreun dhe mbijetesën

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet përballja mes Vushtrrisë dhe Prizrenit, në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim nga ora 15:00, raporton...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit