18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Blero në një lidhje të re?

Blero për vite me radhë ka paraqitur sensacionin më të madh në industrinë e muzikës moderne shqiptare, duke sjell një frymë ndryshe në realizimin e këngëve dhe videoklipeve.

Por, jo vetëm kaq. Përtej këngëve, bashkëpunimeve të suksesshme, suportit që i ka dhënë shumë këngëtarëve për tu ngjitur në karrierë, jeta e tij private ka qenë përherë në fokusin e publikut dhe medias.

Lidhjet, fejesat, martesat dhe ndarjet kanë bërë që Blero të jetë personazhi dhe emri më i lakuar në median rozë.

Pavarësisht zhvillimeve në jetën private dhe gjurmëve që mund të kenë lënë ato tek ai, Blero përherë është rikthyer më i fortë dhe më i admiruar.

Pas ndarjes nga Afrona, Blero nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani dhe mbetet të shihet nëse këngëtarin do ta shohim në ndonjë lidhje të re dashurie

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT...

Lajmet e Fundit