Të paktën shtatë të vdekur pas një aksidenti të rëndë në Turqi

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe nëntë u plagosën në qytetin turk të Sivas, në një përplasje mes një kamioni dhe një minibusi që ktheheshin nga një dasmë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën Sivas-Malati në Jesildere dhe në vendin e aksidentit kanë shkuar ekipe të shumta të ambulancës, policisë dhe zjarrfikëses.

Shtatë persona në minibus, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nëntë të lënduar janë transportuar në spital.

 

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën, raporton aa.

Zyrtari lokal, Fatih Sungur tha se njerëzit që kishin marrë pjesë në një dasmë në Bursa dhe po ktheheshin në Malatya u vranë.

Ndryshe, javën e kaluar kanë vdekur të paktën 41 persona në dy aksidente të ndryshme. /Telegrafi/

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Lajmet e Fundit