14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Shembulli i Shën Nënë Terezës ka inspiruar miliona njerëz anembanë botës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësues të ambasadave, nderuan lartë dhe kujtuan të hënën simbolin e rëndësishëm të kombit shqiptar e të mbarë botës, Nënën Terezë, në 25-vjetorin e vdekjes në saj.

Në këtë aktivitet përkujtues u tha se shembulli i Shën Nënë Terezës ka inspiruar miliona njerëz anembanë botës.

U përkujtua me krenari gjithë vepra dhe misioni i saj që iu tregoi gjeneratave të reja që dashuria dhe respekti duhet të jenë udhërrëfyes në jetën tonë.

Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

May be an image of 10 people, people standing and suit

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Lajmet e Fundit