15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Në Prizren u hap ekspozita e përhershme në muzeun e Nënë Terezës

Kjo ekspozitë ka për synim ta informojë publikun për jetën dhe veprën e humanistes shqiptare, shenjtores Nënë Tereza. Në një linjë kronologjike, në ekspozitë paraqiten dëshmitë e përzgjedhura të origjinës, fëmijërisë dhe rinisë së Gonxhe Bojaxhiut, shkuarjen e saj në misionin humanitar në Indi, ndikimin në arenën ndërkombëtare e deri tek çmimi Nobel për paqe.

May be an image of 1 person and indoor

Në hapje morën pjesë krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përfaqësues të Ipeshkvisë së Kosovës, të ambasadave të akredituara në Kosovës, si dhe personalitete tjera të shumta nga jeta politike e kulturore e vendit tonë.

May be an image of 8 people, people standing, suit and indoor

Presidentja Osmani në fjalën e saj tha që duhet ta kujtojmë gjithmonë veprën e madhe jetësore e shembullin e përkryer moral të cilin Nënë Tereza ia fali njerëzimit.

Ndërsa kryeministri Kurti e cilësoi si simbol i krenarisë së kombit, duke thënë që Nënë Tereza qe personalitet transcendental. Ajo kapërceu caqet e natyrës, të sajesës dhe të bindjeve që kufizonin, ndanin njerëzit dhe sillnin vuajtjet dhe padrejtësitë e njerëzimit./ PrizrenPress.com

May be an image of 2 people and indoorMay be an image of 2 people and indoorMay be an image of 5 peopleMay be an image of 5 peopleMay be an image of one or more peopleMay be an image of 2 peopleMay be an image of 3 people and indoor

Më Shumë

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit