Rina Balaj duket tërheqëse teksa vë në pah fizikun e formësuar

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor ajo mbetet e pranishëm në mediat sociale.

Edhe së fundmi artistja nga Istogu ka postuar një fotosesion të ri për mbi 300 mijë ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit.

Rina e cila njihet dhe komentohet për linjat e saj të formesuara të trupit ka ardhur tejet provokuese edhe në imazhet e reja.

Foto: Rina Balaj/Instagram

E veshur me një trupore me dekolte të mbyllure me ngjyre të gjelbër dhe të bardhë, krijuesja e hitit “Blue” vuri në pah kombet e tonifikuara teksa qëndronte ulur në një karrige.

Pamja e saj joshëse u kompletua me një makijazh të theksuar ndërsa flokët i la të kapura prapa supeve.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ajo nuk zhgënjeu me dukjen as këtë teksa të shumta ishin komentet nga ana e fansave të saj sipër fotove.

Kjo paraqitje e Rinës vjen pas një tjetër seti fotografish bardhë e zi ku ajo shihej e veshur me një fustan saten që ia theksonte format në mënyrë perfekte.

Ndërkohë, kujtojmë që Rina pak ditë më parë ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej vitesh, Sin Bor. /Telegrafi/

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit