Një i mitur e ther me thikë një person në Zhur të Prizrenit, arrestohet

Një i mitur është arrestuar të matën rreth orës 20:13, në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person, shkruan PrizrenPress

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Zhur, Prizren 06.09.2022 – 20:13. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me thikë nga i dyshuari kosovar (i mitur) viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit