Rashica arrin në Stamboll për testet mjekësore te Galatasaray

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, tashmë gjendet në Stamboll për t’i kryer testet mjekësore me skuadrën e Galatasaray-t.

Sulmuesi nga Kosova është larguar nga skuadra angleze Norwich City pas vetëm një viti qëndrim në Angli.

Ishte gjiganti turk Galatasaray që mbrëmë doli me një njoftim ku tregoi se është në bisedime me Norwich-in dhe Milot Rashicën për huazimin e vushtrriasit.

E në orët e para të mëngjesit të ditë së sotme, Rashica ka arritur në Stamboll për të finalizuar transferimin te Galatasaray.

 

Ai është pritur në aeroportin e Stambollit nga tifozët verdhekuq, derisa ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për televizionin e klubit.

Gjatë ditës së sotme Galatasaray pritet të dalë me njoftim zyrtar për huazimin e Rashicës për një vit, derisa dy klubet do të zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes.

Kujtojmë që Norwich-i shpenzoi 11 milionë euro për transferimin e Rashicës në verën e vitit të kaluar nga skuadra e Werder Bremen.

Ai në total zhvilloi 40 ndeshje me fanellën e Norwich-it në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asisitme.

/Albanianpost.com

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit