Ballkanit i rrëshqet fitorja nga Cluj në kohën shtesë

Ballkani e ka nisur me barazim pjesëmarrjen në edicionin e ri të Conference League. Kampioni kosovar ka luajtur baraz 1-1 me klubin rumun, Cluj.

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e katër kur Armend Thaçi ka shënuar golin e epërsisë.

Ndërkohë kur të gjithë po përgatiteshin për kremten e fitores së klubit kosovar ka ardhur goli i mysafirëve. Ka qenë Yuri ai që ka realizuar për rumunët.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola.
Për dallim nga pjesa e parë, pjesa e dytë ka folur në favor të suhareksave, në kuptim të krijimit të rasteve dhe në kuptim të posedimit të topit.
Sonte gjithashtu zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit mes Slavia Pragë – Sivasspor.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit