Juventus hedh sytë nga mbrojtësi i Benfica-s

Juventus është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Alex Sandro nuk bind më dhe mbi të gjitha është në vitin e fundit të kontratës, teksa nuk do i ofrohet rinovimi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus e ka gati një emër për merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Alejandro Grimaldo-n e Benfica-s.

Bardhezinjtë do e kenë përballë Benfica-n në Champions League dhe aty do të kenë mundësinë për ta vëzhguar më mirë ish-lojtarin e akademisë së Barcelona-s.

Lojtari i datëlindjes 1996 është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën portugeze dhe tarifa për transferimin e tij pritet të jetë e ulët.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit