Arrestohet 36 vjeçarja në Lukinjë të Hasit

Një vajzë nga fshati Lukinjë e Hasit është denoncuar në polici nga familja për ushtrim të dhunës.

Denoncimi ka ardhur si pasojë e dhunës psikike dhe fizike të cilën 36-vjeçarja dyshohet se ushtrontr vazhdimisht ndaj prindërve dhe motrës së saj.

Babai me nënën dhe motrën e të dyshuarës kanë dërguar edhe pamje të incizuara ku shfaqet e dyshuara me veprimet e saj të dhunshme.

Njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarën e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Me vendim të prokurorit, 36 vjeçares i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.GS

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit