18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Ka vdekur aktorja e njohur shqiptare Irena Papas, ylli i filmit “Odiseu”

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, aktorja shqiptare me famë botërore, Irena Papas.

Origjina shqiptare e aktores së njohur greke Irena Papa Leleku, është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë. Gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare.

Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kollia në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” botuar në Athinë më 1983.

Vetë aktorja në një intervistë e pyetur se përse ishte kaq ezmere është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë.”

Irene Papas së bashku me aktorin e njohur shqiptar kanë luajtur në filmin e titulluar “Një fëmijë i quajtur Jezus”, atje ajo ka bërë të ditur se ka origjinë shqiptare.

“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo.

Irene Leleku Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma.

Roli i saj më i shquar është ai i Penelope, në serialin italian “Odiseu” së bashku me aktorin e njohur shqiptar Bekim Fehmiu./ KultPlus.com

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Rexhaj pyetet për propozimin e Abdixhikut: Jo – nuk kemi çka ulemi, është devijim i popullit

Arbër Rexhaj i betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, nuk do ulet në tryezë për...

Lajmet e Fundit