Nga Italia: Conte refuzon kontratën e re me Tottenham, dëshiron rikthimin e bujshëm

Antonio Conte, ish-trajneri i Juventus-it dhe Inter-it në Serie A dhe aktualisht te Tottenham në Premier League thuhet se dëshiron të rikthehet në vendlindje.

Sipas “Calcio Mercato”, Conte dëshiron të rikthehet te Juventus-i. Për këtë arsye ai ka refuzuar nënshkrimin e kontratës së re me Tottenham.

Kontrata aktuale e Conte-s me Spurs përfundon në verën e 2023. 53-vjeçari ka drejtuar skuadrën angleze në 44 ndeshje ne të gjitha garat, nga ku ka arritur 26 fitore, shtatë barazime dhe 11 humbje.

Këtë sezon, Tottenham-i i Conte-s numëron pesë fitore, dy barazime dhe një humbje në tetë ndeshjet e para.

Megjithatë, tekniku nuk duket i bindur për të vazhduar me anglezët.

Conte, ish-mesfushori i Juventus-it nga 1991 deri në 2004, e udhëhoqi skuadrën si trajner nga 2011-14, duke fituar tre tituj të Serie A dhe dy Superkupa të Italisë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit