Ministri Krasniqi viziton Rahovecin pas vërshimeve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka nisur vizitat në komunat që janë prekur nga vërshimet ditën e shtunë.

Sipas njoftimit nga Krasniqi, ai e ka nisur me vizitën në Rahovec ku u prit nga kreu i kësaj komuna Smajl Latifi.

“Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, andaj në koordinim me kryeministrin Kurti dhe ministritë respektive, fillova të vizitoj Komunat për të parë gjendjen dhe për të ju ofruar ndihmën e nevojshme”, ka njoftuar ai.

May be an image of 3 people, people standing and body of water

Krasniqi ka bërë të ditur se nga Rahoveci do të udhëtojnë në Gjakovë, “ku do të vizitojmë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara”.

Kryetari i Rahovecit më herët përmes Facebookut kërkoi nga Qeveria t’i dalë në ndihmë për shkak të përmbytjeve nga shiu.

 

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit