Si do të subvencionohet fatura për ata që kursejnë rrymë në Kosovë?

Me qëllim të përballimit të krizës energjetike më të cilën po përballet vendi ynë, e veçanërisht me atë të rritjes së çmimeve të produkteve bazike, Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 milionë euro në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin.

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati gjatë prezantimit të Pakos kanë thënë se do të ketë subvencionim të faturave të energjisë elektrike, për ata që kursejnë.

“Do t’i subvencionojmë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak ne do të subvencionojmë dyfish faturën”, pati thënë Kurti.

Ndërsa, Murati ka thënë se kjo masë do të fillojë nga muaji shtator.

“Duhet të fillojmë të kursejmë. Këtu patjetër ka mënyra të ndryshme të kursimit. Për shembull, nëse janë shpenzuar 1,000 kWh për orë në vitin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 10 për qind. Për këtë përqindje, do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët. Të gjithë qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë pasi të dhënat janë në Zyrën e Rregullatorit”, ka shpjeguar Murati.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit