Sadik Halitjaha lajmin e ka konfirmuar lajmin me një deklaratë me shkrim që ia ka dërguar “Radio Kosovës së Lirë” , shkruan Kosova Live.
LETRA E PLOTË E SADIK HALITJAHËS:
Ju njoftoj, se mua, Sadik Halitjahës, komandant i ZOP, më ka ardhur thirrja nga Gjykata Speciale, në Hagë! Me siguri do të më bashkojnë në të ashtuquajturën, “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, sikur ata e trajtojnë ish-UÇK-në dhe krerët e saj, tash për tash ndërmarrja e tillë ma e madhja në Evropë, me 46 mijë 476 pjesëtarë, veteranë të saj.
Me këtë rast, kuptohet fajësimi kolektiv i UÇK-s! Ju ka mjaftuar një shpikës i mashtrimit të madh, nga Dick Marty për të themeluar këtë gjykatë të kërkuar nga Serbia e Rusia duke qenë të dominuar në Këshillin e Evropës nga sllavët.
Që tani doli sheshit ky mashtrues!
Tani Prokuroria e Gjykatës Speciale shpiku pseudo-etiketimin si Ndërmarrje e përbashkët Kriminale-!!! Gjithë njerëzimi e di se luftërat janë ngjarje edhe me gabime, por kur janë në mbrojtje, çlirimtarët hyjnë në to si domosdoshmëri që i parashohin Konventat ndërkombëtare, si ajo e Gjenevës për të drejtat në Luftë!
Mjafton vetëm ta sillni ndër mend se çka ka bërë Shteti serb, me ushtri polici e paramilitarët! Duke mos respektuar as një normë ndërkombëtare as një ligj e traditë lufte, as një konventë të paraparë për të drejtat në luftë! Serbia dogji e shkrumboi çdo gjë mbi tokën tonë. Vrau 1384 fëmijë nga ata me biberon në dorë deri në 13 vjeç! Vrau gra shtatzëna dhunoi me mijëra!