7.6 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Vdes profesori universitar Belul Beqaj

Është ndarë nga jeta profesori universitar Belul Beqaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të behët sot në orën 13:00.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë Belul Beqaj ndërroi jetë sot më 25 shtator 2022. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 25.09.2022 në ora 13:00, në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri). Familja Beqaj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Rreth biografisë së Belul Beqajt:

Dr. Belul Beqaj lindi në Prizren më 1957, ku i kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ka diplomuar, magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit publik të Maqedonisë. Është autor i dhjetëra punimeve publicistike -shkencore, pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës. Bartës dhe bashkëpunëtor i shumë projekteve hulumtuese në Kosovë dhe jashtë. Është në mesin e analistëve më të dalluar kompetentë politikë. Veprat kryesore të tij janë: “Çështja Dita”, ”Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipi – si të bëhemi më të rëndësishëm”, “ (S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”, “Uloga liderstva na politiku medija Kosova”, “Kad ce Serbi i Albanci da se pomire”, “Politika në Fokus”, “Shkaqet dhe pasojat e pushtetit autoritar-poltronist” është libri tjetër.

Më Shumë

Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës...

Roberto Bakaj triumfon përsëri, ruan rekord perfekt 16-0 në boksin profesionist

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur Brayan Santander nga Kolumbia në përballjen...

Lajmet e Fundit